Ardon Jashari në top 3, mesfushori shqiptar ndër më të shtrenjtët në historinë e Milanit

Ardon Jashari në top 3, mesfushori shqiptar ndër më të shtrenjtët në historinë e Milanit

Transferimi i Ardon Jasharit te Milani po rezulton ndër më të rëndësishmit e kësaj merkatoje, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për atë financiar.

Mesfushori shqiptar është tashmë mes tre transferimeve më të shtrenjta për një mesfushor në historinë e klubit kuqezi.

Jashari i afrohet shumë shifrës së transferimit të Charles De Ketelaere, i cili mban një nga rekordet e futbollit belg. Vendimtare për përcaktimin e renditjes përfundimtare do të jenë bonuset e përfshira në marrëveshje, të cilat mund ta rrisin vlerën e transferimit të tij.

Në krye të listës qëndron ende legjenda portugeze Rui Costa, për të cilin Milani kishte paguar një shumë rekord 24 vite më parë. Pas tij renditet braziliani Lucas Paquetá, ndërsa Jashari zë përkohësisht vendin e tretë.

Ky transferim e vendos Ardon Jasharin jo vetëm në një nivel të lartë në hierarkinë e kuqezinjve, por edhe në qendër të vëmendjes si një nga blerjet më të guximshme të Milanit në dekadat e fundit.

Share This