Anulohet takimi Trump-Putin, kërkesat e Moskës një “gjemb” në anën e Ukrainës

Anulohet takimi Trump-Putin, kërkesat e Moskës një “gjemb” në anën e Ukrainës

Dështon takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, i planifikuar për t’u mbajtur në kryeqytetin hungarez.

Takimi është anuluar nga presidenti Trump, pas këmbënguljes nga pala ruse ndaj kërkesave për pranimin e një marrëveshje me Ukrainën.

Ky vendim erdhi menjëherë pas bisedës telefonike të zhvilluar mes dy ministrave të jashtëm të dy vendeve, e cila sipas mediave të huaja, raportohet se ishte mjafte tensionuar.

Kujtohet se Trump dhe Putin ranë dakord muajin e kaluar të takoheshin në kryeqytetin hungarez për të diskutuar një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Megjithatë, plani dështoi shpejt pasi Ministria e Jashtme ruse dërgoi një notë diplomatike duke përsëritur kushtet për “shkaqet më të thella” të konfliktit. Këto kërkesa përfshijnë lëshime territoriale, zvogëlimin e forcave të armatosura të Ukrainës dhe garanci se vendi nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s.

Memorandumi u pasua nga një telefonatë e tensionuar midis Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij amerikan Marco Rubio, në të cilën sekretari i shtetit amerikan thuhet se i tha Trump se Moska nuk kishte treguar “asnjë gatishmëri për të negociuar”.

Vendimi për të anuluar samitin e Budapestit shënon një përmbysje në politikën amerikane, pasi Trump përfundoi duke u tërhequr nga armatosja e Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët në Uashington kishin filluar të shprehnin dyshime se bisedimet e mëtejshme me Moskën do të jepnin përparim nëse Rusia nuk do të ndryshonte qëndrimin e saj.

Megjithatë, burime pranë qeverisë amerikane thuhet se thanë se Trump mbetet i hapur për mundësinë e bisedimeve të ardhshme “kur dhe ku mund të arrihet përparim”. /rtsh/

Share This