AME: 87 vatra zjarri në vend, 8 ende aktive

AME: 87 vatra zjarri në vend, 8 ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se më 17 gusht janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në tërë territorin e vendit. Nga to, 79 janë lokalizuar, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë ende aktive.

Në njoftim thuhet se menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

AME apelon qytetarët që të tregojnë kujdes, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve në terren, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në menaxhimin e kësaj situate. /Rekordi.net

Share This