Ambasadori britanik mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria: Njohja ka rëndësi, forcon paqen dhe stabilitetin

Ambasadori britanik mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria: Njohja ka rëndësi, forcon paqen dhe stabilitetin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur vendimin e Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të vendit.

Në një reagim publik, ambasadori britanik ka theksuar se Londra ka qëndruar përkrah Kosovës që nga dita e parë e shpalljes së pavarësisë, dhe se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë vendet e tjera që t’i bashkohen “konsensusit në rritje” në mbështetje të shtetësisë së Kosovës.

“E mirëpres njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Siria. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik.

Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari përkrah Kosovës që nga dita e parë dhe vazhdon të inkurajojë të gjitha vendet që t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumetnike të saj.

Njohja ka rëndësi – ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në mbarë Ballkanin Perëndimor,” ka shkruar Hargreaves.

Share This