Albian Hajdari, afër kalimit te Hoffenheimi

Albian Hajdari, afër kalimit te Hoffenheimi

Qendërmbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari pritet t’i bashkohet Hoffenheimit.

“Blick” ka shkruar se Hajdari është afër që karrierën ta vazhdojë në Gjermani te Hoffenheimi.

Hajdari të hënën nuk është paraqitur në stërvitje për Luganon, kurse sipas burimeve të “Blick”, Hajdari ka pranuar ofertë të mirë nga Hoffenheimi. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

22-vjeçari ka kontratë me Luganon deri në qershor të vitit 2028, kurse pjesë e Hoffenheimit luajnë edhe dy futbollistët shqiptar, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

Share This