
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetëm 38-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku ka humbur jetën një 38-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në Unazë të Madhe dhe dyshohet në aksident e janë përfshirë 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Ndërkaq drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh., ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i paraprak i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, raporton RTSH.

