Abdixhiku nga Gjakova: Në qeverisjen tonë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Abdixhiku nga Gjakova: Në qeverisjen tonë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar pjesë të programit të tij qeverisës gjatë një tubimi me qytetarë në Gjakovë, duke vënë theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.

Abdixhiku ka premtuar se, nëse merr drejtimin e qeverisë, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet gjatë mandatit të tij, duke e cilësuar këtë si një nga angazhimet kryesore të programit që po prezanton para qytetarëve.

Në fjalën e tij, ai tha se diskutimet në Gjakovë janë fokusuar te projektet zhvillimore dhe nevoja për një qeverisje më efikase, e cila sipas tij duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Folëm për Gjakovën dhe Kosovën që meritojnë më shumë. Për projektet që e transformojnë vendin, për zhvillimin, punësimin dhe një qeverisje që punon për qytetarët, e jo për justifikime”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai shtoi se programi i tij synon krijimin e vendeve të reja të punës, nxitjen e investimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në të gjithë vendin.

Share This