24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Trump: Dita që nga rikujton sakrificën e atyre që humbën jetën për të mbrojtur lirinë tonë

24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Trump: Dita që nga rikujton sakrificën e atyre që humbën jetën për të mbrojtur lirinë tonë

Sot, më 11 shtator 2025, Amerika shënon 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një ditë që mbetet një plagë e hapur në histori, duke marrë jetën e gati 3 mijë personave.

Ky përvjetor është shënuar me ceremoni solemne dhe homazhe në vende si Nju Jorku, Pentagoni dhe Shanksville, Pensilvani.

Megjithatë, ky përvjetor vjen shënohet një ditë pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk në Utah, një ngjarje që ka tronditur botën politike dhe është dënuar nga të dyja palët.

Ceremonitë filluan herët në mëngjes në Pentagon, në Arlington të Virxhinias, ku u mor peng Fluturimi 77 i American Airlines dhe u përplas, 24 vjet më parë, duke vrarë 184 persona, kryesisht ushtarë dhe civilë.

Presidenti Donald Trump, bashkë me zonjën e parë Melania Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës, morën pjesë në një ceremoni në oborrin e Pentagonit.

Në fjalimin e tij, Trump theksoi unitetin kombëtar dhe kujtimin e heronjve.

Kjo ditë na rikujton forcën e Amerikës dhe sakrificën e atyre që humbën jetën për të mbrojtur lirinë tonë”,  tha ai, sipas raportimeve të CNN dhe NPR.

Ceremonia përfshiu leximin e emrave të viktimave, vendosjen e luleve dhe flamujve në memorial, si dhe momente heshtjeje.

Trump arriti në Pentagon rreth orës 8:00 të mëngjesit, shoqëruar nga Melania, dhe foli për rreth 15 minuta.

Kjo nuk është hera e parë që Trump merr pjesë në këto ngjarje; ai ka qenë i pranishëm në përvjetore të mëparshme, duke promovuar idenë e kthimit të memorialit të 9/11 në një monument kombëtar nën kontroll federal, një propozim që ka hasur kundërshtime nga ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Pas ceremonisë në Pentagon, Trump pritet të udhëtojë në Nju Jork pasdite për të marrë pjesë në një ndeshje bejsbolli në Yankee Stadium mes New York Yankees dhe Detroit Tigers.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur siguria është rritur në të gjithë vendin, veçanërisht në Nju Jork, për shkak të vrasjes së Kirk, e cila ka shtuar masa mbrojtëse në ceremonitë e 9/11.

Sulmet e 11 shtatorit 2001, të kryera nga Al-Kaida, ishin një nga ngjarjet më të errëta në historinë amerikane.

Katër avionë u rrëmbyen; Dy u përplasën në Kullat Binjake të World Trade Center në Nju Jork, duke vrarë mijëra civilë; një në Pentagon; dhe i katërti ra në një fushë në Shanksville, Pensilvani, pas revoltës së pasagjerëve.

Totali i viktimave ishte 2.977, duke përfshirë 343 zjarrfikës dhe 72 oficerë policie në Nju Jork.

Sot, memorialet si “National September 11 Memorial” në Nju Jork u mbushën me flamuj dhe lule, ndërsa familjarët e viktimave morën pjesë në ceremoninë solemne.

Gjithashtu, mijëra amerikanë u angazhuan në projekte vullnetare, duke nderuar trashëgiminë e “Ditës së Shërbimit Kombëtar”.

Në Shanksville, një ceremoni në Flight 93 National Memorial kujtoi 40 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që luftuan kundër terroristëve.

Në Nju Jork, në Ground Zero, emrat e viktimave u lexuan një nga një, ndërsa zyrtarë si Sekretari i Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick morën pjesë, pasi Zëvendës Presidenti JD Vance anuloi vizitën e tij për arsye të tjera. /rtsh/

Share This