
Ambasada e ShBA-së në Kosovë përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, me një minutë heshtje dhe një ceremoni përkujtimore.
Stafi i ambasadës, i udhëhequr nga e ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u bashkua në një moment solemn për të kujtuar jetët e humbura dhe për të nderuar trimërinë e ndihmësve të parë që sakrifikuan atë ditë tragjike.
“Sot, më 11 shtator, komuniteti i Ambasadës së ShBA-së u bashkua për të nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë më 11 shtator. Njësia e Rojës së Sigurisë së Marinës udhëhoqi një ngjitje përkujtimore nëpër shkallë, ndërsa kolegët nga e gjithë misioni u mblodhën më vonë për një minutë solemn heshtjeje, duke qëndruar të bashkuar në përkujtim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Përmes kësaj ceremonie, ambasada amerikane në Prishtinë ka përcjellë edhe njëherë mesazhin e solidaritetit dhe kujtesës për viktimat e ngjarjes që ndryshoi historinë moderne.


