Dhunohet seksualisht turistja italiane – Policia prangos autorin, me rekorde të thekura kriminale

Dhunohet seksualisht turistja italiane – Policia prangos autorin, me rekorde të thekura kriminale

Një turiste italiane 18-vjeçare u dhunua seksualisht teksa qëndronte në shezlongun e plazhit nga një 26-vjeçar.

Policia e Durrësit tha se ngjarja ndodhi në rit e para të mëngjesit ndërsa menjëherë pas kallëzimit nga turistja, efektivët bënë të mundur identifikimin, gjetjen dhe arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Leonardo Preza, i cili njihet si person problematik dhe me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Njëzetegjashtëvjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”, raporton rtsh.

Share This