Merz: Gjermania nuk do t’i bashkohet iniciativës së aleatëve për të njohur shtetin palestinez

Merz: Gjermania nuk do t’i bashkohet iniciativës së aleatëve për të njohur shtetin palestinez

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania nuk do t’i bashkohet një nisme të aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Deklaratën Merz e bëri gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.

“Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, për sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës. Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme. Ne nuk i shohim kërkesat të përmbushura“, tha Merz, raporton rtsh.

Share This