Murati: Ndryshuam kandidatin, opozita me arsyetime për zvarritje kohe

Murati: Ndryshuam kandidatin, opozita me arsyetime për zvarritje kohe

Hekuran Murati nga LVV ka akuzuar partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit, sipas tij, pavarësisht kandidatëve të propozuar nga kjo parti.

“Na është thënë ndryshojeni kandidatin, e ndryshuam. Na thanë dikush që s’ka qenë i qeverisë, e propozuam. Pra këto kanë qenë arsyetime në vazhdimësi për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, institucionet”, ka thënë ai, raporton rtk.

“Ata po kërkojnë figurë uniteti por në fakt ajo duhet për pozitën e presidentit”, ka thënë Murati, pas dështimit të 57-të të seancës konstituive.

As Hekuran Murati, Arbërie Nagavci e as Dimal Basha s’arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në seancën konstatuese të mbajtur të dielën

Share This