
Korenica në formacionin e javës në Rumani
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Meriton Korenica është zgjedhur në formacionin e javës në Rumani.
Korenica ndeshjen e fundit me Clujin shënoi një gol dhe bëri një asistim.
E për shkak të kësaj paraqitje fantastike, ai është në mesin e 11 futbollistëve më të mirë.
Sipas faqes Sofascore, futbollisti “dardan” është vlerësuar me notën 9.4.



