
Blerta Deliu: Edhe Shqipe Selimi e di pse Gërvalla nuk mori votat
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas votimit të sotëm në Kuvend, ku kandidatura e Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.
Ajo ka thënë se edhe deputetja Shqipe Selimi e di arsyen pse Gërvalla nuk mori votat e nevojshme, duke ngritur një pyetje rreth numrit të votave të dhëna.
“Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!”, ka shkruar Deliu.
Deputetja e PDK-së u ka bërë thirrje partive politike që t’i japin fund bllokadës dhe të propozojnë një kandidat të pranueshëm për kryetar të Kuvendit.

