Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës zë vend edhe në Konferencën e Ambasadorëve

Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës zë vend edhe në Konferencën e Ambasadorëve

“Një vend të rëndësishëm në agjendën e Konferencës së Ambasadorëve zë çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kjo temë po trajtohet në një panel të veçantë me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës: z. Shaip Kamberi, znj. Ardita Sinani dhe z. Enkel Rexhepi”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Kjo ministri ka njoftuar se gjatë diskutimit po theksohen sfidat dhe diskriminimi sistematik me të cilin përballen shqiptarët atje.

“Po ashtu, po kërkohen hapa dhe veprime të koordinuara nga institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim avancimin e të drejtave, mbrojtjen e identitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve në Luginë”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Share This