Qarabag e deklason Shkëndijën

Qarabag e deklason Shkëndijën

Kampioni i Azerbajgjanit, Qarabag, është vetëm një hap larg hyrjes në fazën e grupeve të Champions League, pasi të martën në “Azersun Arena” e ka deklasuar Shkëndijën e Tetovës  me rezultat 5-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Mysafirët kanë befasuar në fillim duke barazuar ndeshjen me golin e Fabrice Tamba pas një asisti nga Besart Ibraimi, por reagimi i Qarabag ka qenë i menjëhershëm. Vetëm disa minuta më vonë, mbrojtësi Klisman Cake ka shënuar autogol, ndërsa Kady Borges ka realizuar për 2-1 pas një asistimi të Abdellah Zoubir.

Dominimi i vendasve ka vazhduar, me Nariman Akhundzade që ka shënuar një gol të bukur në minutën e tridhjetë e tretë, para se Marko Jankovic të shënonte nga penalltia vetëm tre minuta më pas, pasi Cake ka faulluar Akhundzaden në zonë.

Në pjesën e dytë, Leandro Andrade e ka vulosur fitoren me golin e pestë, duke mbyllur çdo dilemë për kualifikimin.

Qarabag, që sezonin e kaluar kishte shënuar shtatë gola ndaj Ludogorets në këtë fazë të kualifikimeve, e ka zgjatur në shtatë ndeshje serinë pa humbje ndaj skuadrave nga Maqedonia e Veriut (6 fitore, 1 barazim).

Share This