Cakolli: Tërheqja e Osmanit nuk e ndal trajtimin nga Gjykata Kushtetuese

Cakolli: Tërheqja e Osmanit nuk e ndal trajtimin nga Gjykata Kushtetuese

Eugen Cakolli nga KDI ka deklaruar se tërheqja e kërkesës nga Presidentja Osmani në Gjykatën Kushtetuese nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj.

Ai thekson se Gjykata mund të vazhdojë shqyrtimin nëse vlerëson se ka interes publik madhor, sidomos në një situatë vakumi institucional.

“Ky është një ndër rastet më serioze që kërkon përgjigje nga autoriteti i vetëm me mandat për ta dhënë atë”, ka thënë Cakolli, duke shtuar se Gjykata duhet ta trajtojë çështjen deri në fund për të ruajtur integritetin e saj dhe besimin e qytetarëve.

Ai ka sqaruar se gjyqtari raportues nuk përcakton fatin e lëndës, pasi vendimi merret me shumicë votash dhe mund të hartohet nga një gjyqtar tjetër, nëse është e nevojshme.

Share This