Edhe Nisma i bashkohet protestës së 7 gushtit: Me çlirimtarët, për drejtësi dhe dinjitet

Edhe Nisma i bashkohet protestës së 7 gushtit: Me çlirimtarët, për drejtësi dhe dinjitet

Pas AAK-së dhe PDK-së, Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për protestën e 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook, tha se partia e tij do të jetë krah për krah me organizatat që përfaqësojnë çlirimtarët.

“Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë. Nisma do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Protesta është caktuar të mbahet më 7 gusht, duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Share This