Aksident tragjik në Borsh, dy persona humbin jetën, dy të tjerë të plagosur

Aksident tragjik në Borsh, dy persona humbin jetën, dy të tjerë të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Borsh, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy mjete, një tip “Benz” dhe një furgon, janë përplasur në rrugën e Borshit, ku si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit, 60-vjeçari K. M., dhe një pasagjere në këtë mjet.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe pasagjeri. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, raporton rtsh.

Share This