Koci: Rrezikojmë të mbesim pa Kuvend deri në prill 2026, ekonomia në kolaps

Koci: Rrezikojmë të mbesim pa Kuvend deri në prill 2026, ekonomia në kolaps

Avokati i njohur Arianit Koci ka ngritur alarmin për situatën politike në vend, duke paralajmëruar se deri në prill të vitit 2026, kur skadon mandati i presidentes, ekziston rreziku real që Kosova të mbetet pa Kuvend dhe me krizë të thellë institucionale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Koci është shprehur pesimist për të ardhmen e afërt politike dhe sociale të vendit.

“Ekonomia do të shkatërrohet, populli do të varfërohet edhe më shumë. Tashmë tingëllon të thuhet që politikanët mendojnë veç për vete dhe po e shkatërrojnë shtetin. Sidoqoftë… Nuk i duhet asgjë askujt, në një shtet që nuk funksionon si duhet? Të gjithë dështojmë!”, ka shkruar Koci, transmeton Rekordi.net.

Ai ka shtuar se në një situatë të tillë, mungesa e funksionimit institucional është duke i zhytur qytetarët në varfëri e pasiguri, ndërsa shteti po lëngon nga mungesa e përgjegjësisë politike.

Në fund të reagimit të tij, avokati Koci ka lënë të hapur edhe mundësinë e radikalizimit të protestës pas datës 8 gusht, duke e hedhur si pyetje për ndjekësit:

“Prandaj, a mendoni që pas 8 gushtit, duhet ta radikalizojë protestën?”

Deklarata e tij vjen në një kohë të tensionuar për politikën kosovare, ku vendi ndodhet në një ngërç të thellë institucional dhe mungesë konsensusi për zgjidhjen e krizës. /Rekordi.net

Share This