
Presidenti Ademi takon Luis Figo-n: Gjithmonë kënaqësi të takohemi bashkë!
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar ikonën e futbollit portugez Luis Figo-n, shkruan Rekordi.net.
Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se gjithnjë është kënaqësi kur takon një lojtar të kalibrit të Figo-s.
Postimi i Ademit:
Gjithmonë kënaqësi të takohemi bashkë!
Një superyll në fushë, një legjendë që po vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e futbollit edhe pas karrierës si lojtar dhe mbi të gjitha një mik i jashtëzakonshëm!
Me mikun tim, Luis Figo, një emër që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit botëror


