
Deputetët largohen nga Kuvendi i Kosovës, mësoni arsyen
Një kërcënim është raportuar sot Kuvendin e Kosovës, duke detyruar daljen e deputetëve dhe nga ndërtesa.
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku po planifikohej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive është evakuuar për shkaqe sigurie, ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.
“Policia për shkak të masave të sigurisë, ka thënë se duhet të evakuohet stafi. Ka një kërcënim, nuk e di më tutje, Policia duhet të japë sqarime. Krejt çka na kërkun është me liru ndërtesën”, ka thënë Tahiri, raporton rtk.

