
Bayern Munich mposht Flamengo-n, kalon në çerekfinale
Bayern Munich është skuadra e radhës që është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës që po mbahet në SHBA.
Bavarezët mundën Flamengon, me rezultat 4-2, të dielën në një superndeshje, raporton RTKLive.
Përballja mes skuadrës gjermane Flamengo-s, ka dhuruar një duel mjaft interesant, me raste të shumta dhe gjashtë gola të shënuara.
Pulgar (6’, autogol), Kane (10’, 73’) dhe Goretzka (41’), shënuan për fitoren e Bayern Munich që tashmë kalon në rundin tjetër, ku do të takohet me PSG-n e cila eliminoi Inter Miam-in.
Ndërkaq, Flamengo e cila këtu e mbyll aventurën në këtë Botëror të klubeve, realizuan Gerson (33’) dhe Jorginho (54’) nga penalltia.


