Hagë, 200 aktivistë janë arrestuar gjatë protestës

Hagë, 200 aktivistë janë arrestuar gjatë protestës

Përafërsisht 200 aktivistë janë arrestuar në lidhje me samitin e sotëm të NATO-s në Hagë të Holandës.

Policia e qytetit përmes postimit në ‘X’, njofton se aktivistët kanë bllokuar rrugët në qendër të Hagës, raportojnë mediat e huaja.

“Aktivistët u urdhëruan vazhdimisht të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Bllokimi i rrugëve të rëndësishme nuk lejohet”, thuhet në postim.

Share This