Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C

Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës.

“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, njofton IHMK.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

Share This