Sulmi i SHBA-së, Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

Sulmi i SHBA-së, Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

Pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për t’u bashkuar për përmbysjen e diktaturës e për një Iran të lirë dhe demokratik.

‘Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik’, ka shkruar Berisha.

Share This