
Moti sot me diell
Për sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqitenpër rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj respektoni këshillat e IKSHP.