Pasojat tregut të hapur energjetik në Kosovë, pas 1 korrikut një kafe rrezikon të shkojë deri në 3 euro

Pasojat tregut të hapur energjetik në Kosovë, pas 1 korrikut një kafe rrezikon të shkojë deri në 3 euro

Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut, Kosova do të pësojë një çrregullim ekonomik si pasojë e liberalizimit të tregut energjetik.

Mustafa ka thënë për “RTV21” se nga tregu i hapur energjetik do ta pësojnë më së shumti qytetarët në Kosovë të cilët do të paguajnë çdo produkt më shtrenjtë se që është aktualisht.

“Këtu nuk po tregohet se rritja nuk do të bëhet veç për bizneset sepse kjo rritje e çmimit të rrymës do t’i prekë të gjithë qytetarët. Ata do të paguajnë shportën e konsumit shumë më shtrenjtë se që po paguajnë aktualisht. Çmimet veç se kanë filluar të rriten, si të vjen tash fatura e fundit shembull po e marr edhe në bufe këtu e ke pas një kafe 50 centë tash e paguan 1 euro. Pas 1 korrikut rrezikon të shkojë deri në 3 euro e ku mbesin pastaj gjërat e tjera”, ka thënë Mustafa.

Afaristi Mustafa duke folur për përvojën e tij me tregun e hapur energjetik në shtetin e Shqipërisë, ka thënë se atje janë 5 ose 6 kompani të cilat ofrojnë energji elektrike.

“Atje minimum 3 ose 4 vjet është i hapur tregu, por janë disa kompani. Minimumi 5 ose 6. Ndërsa këtu është krijuar monopol dhe një kompani e vetme ta shet rrymën sa të donë. Unë në Shqipëri kam investuar dhe do të investojë prapë. Edhe tash pas konsultave me 5-6 kolegë deri tash vetëm se kemi filluar të tërhiqemi nga Kosova. Është e vështirë, ka pengesa të mëdha edhe veç se i kemi nisë investimet tona në Shqipëri, Greqi dhe Gjermani”, ka thënë ai.

Telashe tjetër e madhe për bizneset në Kosovë vazhdon të jetë mungesa e fuqisë punëtore situatë kjo e cila pas liberalizimit të vizave veç se ka shkuar duke u përkeqësuar.

Share This