
Haziri: VV ta menaxhojë detyrën përmes një marrëveshjeje politike
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se njerëzit po e shohin me neveri rrjedhën e seancës konstituive.
Ai tha se partia e parë duhet ta menaxhojë detyrën përmes një marrëveshjeje politike, raporton Ekonomia Online.
“Edhe deputet, edhe ministër është abuzim i pastër me pushtetin. Ministrat po shihen më shumë në prokurori”, tha Haziri.Ai u ndal edhe te deklarata e presidentit amerikan DinaLD Trump se do t’i kthehet dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Përmes një qeverie kalimtare duhet të jemi gati”, tha Haziri, raporton Ekonomia Online.