Haradinaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik”: Gjithë ne tjerët jemi peng i tij

Haradinaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik”: Gjithë ne tjerët jemi peng i tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të, siç e quajti ai, “mashtrimit politik” nga një Albin Kurti që po e mban Kosovën peng.

Haradinaj tha se kjo situatë është rezultat i mungesës së përgjegjësisë dhe i manipulimit të opinionit.

“Për fat të keq jemi duke paguar çmimin se i kemi besuar një mashtruesi. Për mua nuk është befasi, ju e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marrë fund diku – mashtruesi s’mundet pa kufi që të tallet me një vend. Gjithë ne tjerët jemi peng i tij”, tha Haradinaj.

Share This