Izraeli godet Teheranin pasi Trump kërkon dorëzimin pa kushte. Irani: Beteja fillon

Izraeli godet Teheranin pasi Trump kërkon dorëzimin pa kushte. Irani: Beteja fillon

Sulme ajrore intensive izraelite shënjestruan kryeqytetin e Iranit mëngjesin e kësaj të mërkurë , një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi “dorëzim pa kushte”.

Ndërsa SHBA-të dërguan avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, Trump bëri një sërë deklaratash rreth konfliktit, duke përfshirë paralajmërimin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei se SHBA-të e dinë se ku fshihet ai, por se nuk kishte plane për ta vrarë atë “të paktën jo për momentin”.

Nga ana e tij, Khamenei ka reaguarvetëm ndaj sulmeve Izraelite mëngjesin e sotëm, duke paralajmëruar kundërpërgjigje. “Beteja fillon”, tha ai.

Izraeli pohon se sulmi i tij gjithëpërfshirës është i nevojshëm për të parandaluar që Irani të afrohet më shumë me ndërtimin e një arme atomike . Sulmet kanë vrarë të paktën 224 persona në Iran.

Irani është hakmarrë duke lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit. Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael.

Konflikti shpërtheu ndërsa Izraeli vazhdon të luftojë në Rripin e Gazës , ku që nga java e kaluar ka pasur të shtëna pothuajse të përditshme pranë qendrave ku palestinezët e dëshpëruar po drejtohen për të mbledhur ushqim. /rtsh/

Share This