Paredes dhe Dybala, mahniten nga talenti i ri argjentinas

Paredes dhe Dybala, mahniten nga talenti i ri argjentinas

Leandro Paredes dhe Paulo Dybala, dy lojtarë të Romës dhe përfaqësues të Argjentinës, e kanë vlerësuar lart talentin e ri të kombëtares, Franco Mastantuono.

Mesfushori 17-vjeçar pritet të largohet nga River Plate pas Kupës së Botës për Klube këtë verë dhe t’i bashkohet Real Madridit.

“Më ka pëlqyer nga çdo këndvështrim. Si futbollist e dallon menjëherë, por në moshën 17-vjeçare ai tashmë tregon një maturi të jashtëzakonshme. Ka një cilësi të pabesueshme dhe një personalitet që më la përshtypje të thellë”, tha Paredes.

Edhe Dybala, në një intervistë për ESPN, u shpreh i impresionuar me talentin e Mastantuono.

“Të luash ashtu në atë moshë do të thotë se je në një nivel më të lartë se mesatarja”, theksoi Dybala.

Mastantuono do të qëndrojë te River deri më 14 gusht, ditën kur mbush 18 vjeç, dhe më pas do të zyrtarizohet si futbollist i Real Madridit.

Share This