
Izraeli godet fushën e naftës iraniane, e bën shkrumb e hi! (VIDEO)
Forcat Ajrore izraelite thuhet se kanë bombarduar depon e naftës Shahran pranë Teheranit, raportojnë mediat iraniane.
“Sasia e karburantit në rezervuarin që u godit nuk ishte e madhe dhe situata është plotësisht nën kontroll”, raporton agjencia e lajmeve SHANA, transmeton Ballkani.info.
Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga ushtria izraelite deri më tani.
Më herët, mediat iraniane raportuan sulme në fushën e gazit të Parsit Jugor në provincën jugore të Bushehr.
Shahran oil depot in Tehran pic.twitter.com/YPxZHvwzSN
— Mossad Commentary (@MOSSADil) June 14, 2025