Çitaku: Mungon definicioni i duhur në shqip për të shpjeguar absurditetin

Çitaku: Mungon definicioni i duhur në shqip për të shpjeguar absurditetin

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të 31-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, ka bërë thirrje për reflektim.

Ajo tha se tash e disa muaj po flitet për brengat e politikanëve e jo për hallet e qytetarëve.

“Fatkeqësisht mungon definicioni e fjala e duhur në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi,. Kemi parë tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin që na ka votuar këtu për tua zgjidhur problemet atyre. Tash e disa muaj ne flasim për brengat e politikave e jo për hallet e qytetarëve. Bëjmë thirrje për reflektim”, tha Çitaku  e cila nuk pranoi pyetje nga gazetarët, raporton rtk.

Share This