Mbrojtja e Thaçit përballet me probleme financiare: Dy gjykime në të njëjtën kohë, e komplikojnë situatën

Mbrojtja e Thaçit përballet me probleme financiare: Dy gjykime në të njëjtën kohë, e komplikojnë situatën

Hashim Thaçi ditë më parë i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës Speciale.

Kërkonte që procedura e tij për rastin e pengimit të drejtësisë të veçohet, pasi është e pamundur t’i përcjellë të dyja gjykimet, me avokatët e njëjtë.

Sipas parashtresës së Thaçit, me dy gjykime në të njëjtën kohë, cenohen të drejtat e njeriut. Madje, në parashtresën e ish-presidentit të Kosovës, thuhet se trajtimi i dy rasteve të të njëjtën kohë, ka barrë të madhe financiare, të cilën ai nuk po arrin ta përballojë.

“Formimi i një ekipi të dytë, tërësisht të ndarë, do të kërkonte resurse të konsiderueshme shtesë, që z. Thaçi nuk i ka. Menaxhimi i mbulimit të kostove për ndihmën ligjore nuk nënkupton edhe aftësinë për t’i paguar dy ekipe njëkohësisht. Rregullat e DHSK-së për ndihmë ligjore nuk ofrojnë zgjidhje të problemit, meqë z. Thaçi nuk është i varfër siç parashihet me legjislacion. Sidoqoftë, z. Thaçi ka ndarë tashmë mjetet që i ka në dispozicion nga rasti 06. Këto shpenzime nuk mund të reduktohen, veçanërisht gjatë kësaj pike kritike në rastin 06”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes së Thaçit.

Kujtojmë se për arsye financiare Hashim Thaçit i ishte larguar avokati Gregory Kehoe.

Share This