
Shqipëri, parashikimi i motit
Për ditën e sotme (3 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13 deri 30°C;
Në zonat e ulët 15 deri 34°C;
Dhe në bregdet 17 deri 31°C.