
Rikthimi te Zvicra, Yakin dhe Shaqiri me qëndrime të kundërta
Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka të hapur derën për kthim te Zvicra. Por ka theksuar se vendimi i takon yllit të Baselit.
“U përpoqa ta kontaktoja dje dhe i dërgova një mesazh zanor. E përgëzova për fitimin e kampionatit dhe paraqitjen e tij. Ne e respektuam vendimin e tij për t’u larguar nga përfaqësuesja. Ai e di rolin e tij dhe e luajti mirë në Kampionatin Evropian. Por për mua, dera është ende e hapur. Do ta shqyrtojmë në të ardhmen, por ai duhet të jetë gjithashtu i gatshëm”, ka thënë Yakin.
Shaqiri ka shpërthyer me gola e asistime këtë sezon, duke e ndihmuar Baselin ta kthejë titullin e kampionit.
Ndërsa në anën tjetër Xherdan Shaqiri, nuk e mendon për momentin kthimin te Zvicra. “Dera është e mbyllur për momentin”, ka thënë Shaqiri.