Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar (VIDEO)

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar (VIDEO)

Xheneta Fetahu po vazhdon me komente edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.

Ajo në “Mos i bjer me top” e injoroi Egli Takon, duke thënë se nuk e njeh personalisht.

E sa i përket Gjestit, modelja thotë se nuk ka çfarë t’i bëjë pasi është i martuar, referuar dasmës në BBVA.

Por thotë se i pëlqen stili që ka, meqë është bullizuar dhe kritikuar tejet shumë për paraqitjet në Big.

“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar”, u shpreh ajo.

Xheneta krijoi një lidhje dashurie me Gjestin në Big Brother të Kosovës por që përfundoi me kalimin e tij në Shqipëri.

Vlen të ceket se Gjesti u shpall fitues i edicionit të sivjetmë në formatin e famshëm. /Telegrafi/

Share This