
Ul perden nata e dytë e Eurovision 2025, 26 konkurrentë shkojnë në Finalen e Madhe së bashku me “Zjermin” e Shkodrës Elektronike
Është mbyllur të enjten në mbrëmje nata e dytë e gjysmë finales së Eurovision 2025.
Në këtë mbrëmje spektakolare për nga organizimi u përzgjodhën edhe 10 këngët të cilat do të shkojnë në Finalen e Madhe.
Me përzgjedhjen e 10 finalistëve në natën e dytë kompletohet edhe Finalja e Madhe në të cilën do të interpretohen 26 këngë, të cilat do të garojnë për çmimin e madh në natën finale.
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaloi në Finalen e Madhe në gjysmë finalen e parë. Dyshja përfaqësuese e Shqipërisë në këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane, ndezi skenën e St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës, me një performancë vokale dhe skenike, e cila pati jehonë jo vetëm mes shqiptarëve kudo që ata ndodhen, por edhe në mediat dhe opinionin e kritikës muzikore evropiane.
Vendet që kaluan në finale janë:
Shqipëria
Islanda
Polonia
Portugalia
Suedia
Ukraina
Estonia
Norvegjia
San Marino
Holanda
Franca
Italia
Anglia
Gjermania
Spanja,
Zvicra
Lituania
Izraeli
Armenia
Danimarka
Austria
Luksemburgu
Finlanda
Letonia
Malta
Greqia
Eurovision 2025- Si do të hidhet shorti për renditjen e pjesëmarrësve në Finalen e Madhe?
Menjëherë pas përfundimit të dy gjysmëfinaleve, kualifikuesit për në Finalen e Madhe do të jenë pjesë e një shorti për të përcaktuar se në cilën renditje do të jenë në Finalen e Madhe.
Çdo finalist do të shortohet për rendin e pjesëmarrjes në Finalen e Madhe me tre rezultate të mundshme:
Pjesa e parë
Pjesa e dytë
“Zgjedhja e producentit”
Nëse një vend zgjedh “Zgjedhjen e Producentit”, producenti i shfaqjes së këtij viti, Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG SSR), mund të vendosë lirisht se në cilën renditje do të paraqitet për tu vendosur në Finalen e Madhe.
Bazuar në short, producenti i Eurovision 2025 do të vendosë rendin e pjesëmarrjes në Finalen e Madhe. Rendi i pjesëmarrjes do të vendoset dhe do të shpallet menjëherë pas gjysmëfinales së dytë të së enjtes nga producenti, Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG SSR), dhe do të miratohet nga EBU.
Tashmë është vendosur nëpërmjet një shorti që Zvicra do të performojë e 19-ta në Finalen e Madhe. Shorti i vendeve të Big-5 do të zbulohet pasi në gjysmëfinale ata të prezantojnë këngën e tyre dhe të votojnë. /RTSH/