Fisnik Asllani nuk ndalet, shënon një tjetër gol në Gjermani

Fisnik Asllani nuk ndalet, shënon një tjetër gol në Gjermani

Fisnikë Asllani vazhdon të jetë ndër lojtarët më në formë në Bundesliga 2. Sulmuesi i Kosovës ka qenë protagonist në fitoren e Elversberg ndaj Braunschweig të shtunën, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në triumfin 3:0.

Asllani e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e njëmbëdhjetë me një goditje të saktë, ndërsa në minutën e tetëmbëdhjetë ka asistuar për golin e dytë të shënuar nga Muhammed Damar, i cili më pas e ka realizuar edhe golin e tretë në minutën e njëzet e një.

Kosovari ka luajtur deri në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, duke pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar.

Pas kësaj fitore, Elversberg gjendet në vendin e tretë në tabelën e Bundesliga 2 me 55 pikë, po aq sa ka edhe Paderborn i vendit të katërt. Kjo pozitë i siguron Elversberg një vend në ndeshjet “play-off” për ngjitje në Bundesliga, ndërsa dy vendet e para promovohen direkt në elitën e futbollit gjerman. Tabelën aktualisht e kryeson Koln.

Me golin dhe asistimin e fundit, Asllani e çon në 18 numrin total të golave këtë sezon, ndërsa regjistron edhe 8 asistime, duke e konfirmuar si një nga lojtarët më produktivë dhe të rëndësishëm për ekipin e tij dhe për kombëtaren e Kosovës.

Share This