
Moti në Shqipëri
Për ditën e sotme (8 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës mot kryesisht i vranët e alternime kthjellimesh.
Prej orëve të mesditës priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin , ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 8 deri 23°C;
Në zonat e ulëta 10 deri 28°C;
Dhe në bregdet 11 deri 27°C.