Ceferin: Stadiumet italiane janë për turp, duhen ndryshime të menjëhershme

Ceferin: Stadiumet italiane janë për turp, duhen ndryshime të menjëhershme

“Unë mendoj se infrastruktura e futbollit italian është për turp.” Gjykimi i presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin është i ashpër, i intervistuar nga ‘SportMediaset’, ai merr shkas nga refuzimi i fundit i “San Siros” si stadium kandidat për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve:

“Ju jeni një nga vendet më të mëdha të futbollit, keni fituar shumë Botërorë, Kampionate Evropiane, Liga Kampionësh. Dhe në të njëjtën kohë, mes shteteve të mëdha prej vitesh keni infrastrukturën sportive më të keqe. Jam shumë i zhgënjyer dhe i lodhur për infrastrukturën, sepse gjithçka që dëgjoj janë vetëm fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka në këtë drejtim. Klubet kanë nevojë për ndihmën e qeverisë, bashkiv. Është koha për të reaguar, sepse situata është shumë e keqe”.

Për momentin, Ceferin mbetet optimist për një rikuperim në kuadër të Euro 2032: “Nuk jam ende i shqetësuar. Mendoj se tani edhe qeveria e ka kuptuar se duhet të bëjë diçka. Kam shumë besim te Gabriele Gravina, i cili është zëvendës presidenti im i parë. Ai do të bëjë gjithçka për të mbushur boshllëkun. Jam i sigurt se Italia do të jetë vendi organizator i Euro 2032”.

Share This