Skender Potera fiton pa shumë “poterë” në Drag Race

Skender Potera fiton pa shumë “poterë” në Drag Race

Skender Potera është fitues i garës së parë Drag Race për vitin 2025.

“Gogi” me Audi TT RS shtegun me gjatësi prej 402 metrave e kaloi për kohën 08:161 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 295.04 kilometra në orë, njofton Federata e Automobilizmit Sportiv të Kosovës.

“Ne, në secilën garë përpiqemi të përmirësojmë kohën paraprake dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ndonjëherë gabojmë ne, ndonjëherë vetura nuk është në gjendjen më të mirë, ndonjëherë ndikon pista apo kushtet klimatike. Gjithsesi, synimi ynë mbetet që të jemi nën 8 sekonda”, ka thënë Potera pas fitores, i cili në “kundërshtim” me mbiemrin e tij, është ndër garuesit më të qetë.

Ndërsa, në Divizionin FWD/RWD kohën më të mirë e pati Lavdat Vllahiu me Seat Ibiza. Për të dy fituesit, organizatori, Eurogoma Racing Team, ndau shpërblime në vlerë nga 1000 euro. Një pjesë e mirë e garës, konkretisht klasat 16, 15, 14, 13 e 12 është kryer të shtunën. Në përgjithësi, gara ka qenë interesante, me pjesëmarrje masive e interesim të jashtëzakonshëm të dashamirëve të automobilizmit.

Rezultatet:

Divizioni FWD-RWD

Klasa 11

1.Lavdat Vllahiu (Seat Ibiza)

Divizioni:AWD

Klasa 8

1.Skender Potera (Audi TT RS)

Klasa 9

1.Genart Begaj (BMW)

2.Leon Dedaj (BMW)

Klasa 10

1.Skender Lekaj (BMW)

2.Ardian Berisha (BMW)

3.Bledar Krasniqi (BMW 540i)

Klasa 11

1.Ardian Lahu (Golf 8R)

2.Spartak Iljas (Golf 5 GTI)

3.Edmond Berisha (Golf 8R)

Share This