
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka propozuar votim të fshehtë si mënyrë për të dalë nga ngërçi për zgjedhjen e të parit të Kuvendit.
PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja janë shprehur kundër votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke thënë se kjo është shkelje e Kushtetutës.