S’ka fitues në dramën Barça-Inter, finalisti vendoset në duelin kthyes

S’ka fitues në dramën Barça-Inter, finalisti vendoset në duelin kthyes

Barcelona dhe Interi kanë luajtur baras 3-3, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma.

Përballja mes Barcelonës dhe Interit, ka prodhuar një superndeshje, me aksion dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat, një nga sfidat më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane furishëm e nisi lojë dhe pas vetëm 33 sekondash kalojë në epërsi përmes Thuram.

Zikaltërit nuk u ndalen duke dyfishuar avantazhin në 0-2 falë golit të Dumfries (21’).

Megjithatë, të besuarit e Hansi Flick nuk u dorëzuan duke e shkrirë avantazhin e skuadrës mike.

Fillimisht supertalenti Yamal (24’), ngushtojë epërsinë në 2-1, derisa Ferran Torres (38’), barazoi rezultatin në 2-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesëloja e parë.

Edhe fraksioni i dytë i kësaj sfidë, ka dhuruar një ndeshje dramatike. Ndonëse Barcelona kishte dominimin e lojës, megjithatë, Interi përsëri përmes Dumfries (64’), kalojë në epërsi prej 3-2.

Mirëpo, një minutë më vonë Barcelona përsëri barazon rezultatin, e kësaj herë me autogolin e Sommer për rezultatin përfundimtar 3-3.

Skuadra finaliste do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet pas një javë në ‘San Siro’.

Share This