Përparim Rama: Hajrullah Çekun s’e lexoj më çka shkruan, flet të pavërteta gjithmonë

Përparim Rama: Hajrullah Çekun s’e lexoj më çka shkruan, flet të pavërteta gjithmonë

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, në një konferencë për media të mbajtur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal, është pyetur edhe për deklarimet e ministrit në dorëheqje të Kulturës, Hajrullah Çeku, rreth punimeve që po ndodhin në sheshin “Xhorxh Bush”.

Rama ka thënë se s’merret më me deklarimet e Çekut, meqë sipas tij, ministri në dorëheqje i Kulturës flet vetëm të pavërteta.

“Me të tregu të drejtën, ministri tash në detyrë, flet të pavërteta sa herë që flet, ose sa herë që prezanton diçka, s’e lexoj më, nuk di çka ka thënë”, ka deklaruar Rama.

Share This