Kryeministri britanik beson në suksesin e Arsenalit në Champions

Kryeministri britanik beson në suksesin e Arsenalit në Champions

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka folur rreth shanseve të Arsenalit në Ligën e Kampionëve, ndërsa “Topçinjtë” përgatiten të përballen me Paris Saint-Germainin.

Arsenal dhe PSG do të ndeshen këtë mesjavë në gjysmëfinalen e parë të elitës së futbollit evropian.

Kampionët e Ligue 1 gjatë këtij sezoni ishin mundur lehtësisht nga Arsenali, ndërsa tani skuadra e Mikel Artetës ka eliminuar edhe kampionët në fuqi të Evropës, Real Madridi në raundin e kaluar.

Starmer, një tifoz i zjarrtë i Arsenalit, foli për ‘football.london’, ku komentoi fitoren ndaj Real Madridit, të cilën e cilësoi si fitoren më ikonike në historinë e stadiumit ‘Emirates’.

“Absolutisht, një natë fenomenale në ‘Emirates’,” u përgjigj Starmer kur u pyet për përjetimin e tij në atë ndeshje në Londrën Veriore.

“Mendoj se ishte ndeshja më e mirë që është luajtur ndonjëherë në ‘Emirates’ që nga ndërtimi i tij”.

“Edhe ndeshja e kthimit ishte po aq e mirë, sepse kërkonte vërtet qëndrueshmëri”, pohoi ai.

Share This