
Reali synon Rodri-n për të zëvendësuar Kroos-in
Real Madridi raportohet se ka hedhur sytë nga mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri, për të përforcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm.
Pas një sezoni zhgënjyes ku madrilenët u eliminuan në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve nga Arsenali dhe përfunduan pas Barcelonës në La Liga, “Los Blancos” kërkojnë një “rinisje” të fuqishme.
Sipas “Sport Bild”, drejtuesit madrilenë e shohin Rodrin si zëvendësuesin ideal të Toni Kroos, i cili i dha fund karrierës verën e kaluar.
Profili i Rodrit përputhet në mënyrë perfekte me nevojat aktuale të Realit: një organizator loje, i qetë në zotërim dhe lider në fushë.
Rodri ka vuajtur nga lëndimet këtë sezon, duke munguar në disa nga ndeshjet kyçe për Manchester Cityn. Kjo mungesë është ndjerë dukshëm në skuadrën e Pep Guardiolës, e cila ka pasur vështirësi në Premier League dhe në garat evropiane.
Me Kevin De Bruyne që pritet të largohet këtë verë, humbja e një tjetër shtylle si Rodri do të ishte një goditje e rëndë për kampionët anglezë.