
Bergomi: Rrahmani është një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar në ligën tonë
Ish-legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi, ka folur për “Sky Sport”, duke analizuar formën dhe strukturën e ekipit të Napolit nën drejtimin e Antonio Contes.
Skuadra napolitane ndodhet sërish në krye të tabelës bashkë me Interin, dhe Bergomi beson se është e gatshme të luftojë për Scudetton deri në fund.
“Më pëlqen mënyra se si është ndërtuar kjo skuadër. Ka lojtarë që bëjnë diferencën në Serie A, si McTominay, i cili ka realizuar 9 gola. Po flas për titullarët. Rrahmani është një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar në ligën tonë”, ka thënë Bergomi.
Ai shton se edhe nëse Napoli vendos të investojë në një mbrojtës tjetër të nivelit të lartë në të ardhmen, aktualisht mbrojtja e skuadrës është e jashtëzakonshme.
“Forca mbrojtëse e këtij ekipi është e pabesueshme. Shifrat flasin vetë”.
Rrahmani, një pikë kyçe në mbrojtjen e Napolit, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij stabile, edhe nëse nuk merr gjithmonë vlerësimin që meriton.