Superliga / Kështu mbyllen ndeshjet në Gjilan dhe Drenas

Superliga / Kështu mbyllen ndeshjet në Gjilan dhe Drenas

Gjilani e Dukagjini janë ndarë baras në ndeshjen e sotme të luajtur në Gjilan.

Në përballjen që i takoi javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, Gjilani e Dukagjini u ndanë në paqe, me ndeshjen që u mbyllë 1-1.

Fillimisht golin e epërsisë e gjeti Dukagjini, me anë të Mërgim Pefqelit në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, rastet ishin në anën e vendasve, të cilët me çdo kusht dëshironin të gjenin golin e barazimit.

Atë e gjetën tek në minutën e 93-të, pas një supergoli të shënuar nga Armend Thaqi, pas një goditje të dënimit afër zonës së 16-metërshit.

Me këtë barazim, Gjilani zë pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë, derisa në pozitën e tetë është Dukagjini me dy pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme, Gjilani e luan ndaj Suharekës, derisa Dukagjini i bën konak Feronikelit ’74, raporton Express.

Feronikeli ‘74 dhe Ballkani ndajnë pikët në sfidën e gjashtë golave

Ballkani ka luajtur baras me rezultat 3-3 në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Almir Kryeziut në minutën e 11-të.

Vendasit reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 27-të përmes Sokol Kiqinës i cili shënoi një gol tejet të bukur.

Mysafirët realizuan sërish në minutën e 43-të për të rikthyer epërsinë, kësaj radhe përmes Eris Abedinit që shënoi për 2-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Feronikeli ‘74 gjeti rrjetën sërish, ku edhe kësaj radhe autor i golit ishte Sokol Kiqina (47’) që shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.

Therandasit e rikthyen epërsinë edhe një herë tjetër në minutën e 71-të përmes Almir Odës që shënoi për 2-3, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 88-të barazuan sërish me Armend Kryeziun që shënoi për 3-3, transmeton telegrafi.

Pas këtij barazimi Ballkani shkon në kuotën e 54 pikëve dhe tani ka 12 më pak se lideri Drita që numëron 66 sosh.

Share This